Barcelona ia tregon derën një futbollisti (Foto)

Barcelona ka njoftuar mbrojtësin Martin Montoya se duhet të largohet nga klubi.

Martin Montoya nuk do të jetë futbollist i Barcelonës në edicionin e ri.

Gjiganti katalan ka njoftuar mbrojtësin se duhet të gjejë një ekip të ri në ditët e ardhshme.

“Super Deporte” shkruan se Montoya ka zgjuar interesim nga Valencia, përcjell “Lajmi.net”.

Valencia e dëshiron Montoyan për të zëvendësuar Barraganin i cili ka nënshkruar me klubin anglez, Middlesbrough.

19-89-650x358

14685599023126_1468564946-8810830-8

Temat
BotëSport

Të afërta