Lajme

ASK tregon sa nxënës e studentë ka në total Kosova

By FIRST CHANNEL

July 15, 2016

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar informatat statistikore për nxënës parashkollorë, arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, arsimin e mesëm të lartë, arsimin special, si dhe informata statistikore për studentë në arsimin universitar për sektorin publik dhe privat.

Sipas rezultateve të dala nga publikimi “Statistikat e Arsimit 2015/2016”, del se numri i fëmijëve në çerdhe dhe parashkollor ishte 27,508, prej tyre në sektorin publik 26,154 fëmijë ose 95.1%, ndërsa në sektorin privat 1,354 fëmijë ose 4.9%, transmeton Koha.net.

Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët ishte 263,779, prej tyre në sektorin publik ishin 261,136 ose 99%, ndërsa në sektorin privat 2 643 ose 1%.

Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë ishte 87,847, prej tyre në sektorin publik 85,377 ose 97.2%, ndërsa në sektorin privat ishin 2,470 nxënës ose 2.8%.

Sa i përket numrit të përgjithshëm të nxënësve në arsimin special në vitin arsimor 2015/2016 ishte 357 nxënës.

Numri i përgjithshëm i studentëve në arsimin universitar në vitin akademik 2015/2016 ishte 120,429 studentë, prej tyre në universitetet publike 73,111 studentë, ose shprehur në përqindje ishin 60.7%, ndërsa në kolegjet private ishte 47,318 studentë, ose 39.3%.