AAK e Deçanit e quan manipulues Bajram Gecajn

Me një kumtesë për media AAK e Deçanit, ka dalë në kundërshtim të Marrëveshjes së Demarkacionit duke akuzuar me këtë qeveritarë të vendit, transmeton Koha.net.

Kumtesa thotë se p;President i ndjerë Rugova dhe emri i tij, nuk mbrohen nga disa matrapazë, që gjithë jetën e tyre s’kanë bërë gjë tjetër, përpos që janë fshehur pas emrit të tij. Nëse ju qenkeni kaq patriotë e të lidhur me emrin e tij, mbroni parimet e tij, e mos shitni dokrra e kopalla.

Për presidentin Rugova, kufijtë e shtetit në pjesën me Malin e zi, kanë qenë të paprekshëm, e jo kufij që shiten nga soji i sorollopit të Bajram Gecajt me shokë.

Ky far Gecaj, që s’la njeri pa fyer e pa sharë, manipulon me opinionin publik duke përmendur do farë planesh hapsinore të Komunës së Pejës, do farë parqesh nacionale, se gjoja ato qenkan miratuar në kufijtë që i ka caktuar Isa e Hashimi. I përgjigjemi këtij mjerani se plani hapësinor e parku nacional, nuk e përcaktojnë kufirin e shtetit, prandaj është bërë një marrëveshje dhe një proces demarkacioni, dhe kjo është bërë keq.

Sikur ky farë Gecaj dhe shefi i tij të ishin parimor, në vend të planit hapësinor të Pejës, do të duhej ta përmendin vendimin e Asamblesë Komunale të Pejës, me të cilin kundërshtohet versioni aktual i demarkacionit, e jo të kapen për fije të paqëndrueshme, thotë ndër të tjera kumtesa.

Temat
LajmeVend

Të afërta