A mund të jetë Kosova caku i ardhshëm i sulmeve terroriste?

Në Info Magazine të Klan Kosovës është diskutuar për tragjedinë e Nice, ku nga një sulm terrorist mbetën të vdekur 84 persona dhe dhjetëra të lënduar.

Të ftuar për të diskutuar rreth kësaj çështjeje ishin Burim Ramadani, njohës i çështjeve të sigurisë dhe kryetari i Bashkësisë Islame në Podujevë, Bekim Jashari.

“Në parim Kosova edhe Ballkani nuk është e përjashtuar prej mundësisë së sulmeve terroriste sikur që nuk mund të përjashtohet një numër i madh i shteteve nëpër botë”, ka thënë Ramadani.

“Një numër jashtëzakonisht i madh i qytetarëve të Ballkanit i janë bashkuar ISIS-it në kohë të ndryshme”.

“Këtu duhet të theksojmë që ISIS është në territorin e Sirisë dhe Irakut mirëpo pjesëtarët e tij nuk janë të gjithë të këtij territori”.

“Institucionet e sigurisë kanë bërë një punë jashtëzakonisht të mirë”, ka thënë Jashari.

“Ajo çka duhet të bëjmë është një angazhim maksimal nga shoqëria institucionet, pa bërë përjashtime për askënd”.

“Qytetarët tanë janë inkurajuar dhe nxitur nga dikush mirëpo ne kërkojmë që të tërhiqemi nga rruga e gabuar”.

Temat
LajmeVend

Të afërta