A është në rregull ta puthësh fëmijën tënd në buzë?

Fotoja që Victoria Beckham ka postuar për ditëlindjen e së bijës Harper, ku ajo shihet duke e puthur 5-vjeçaren në buzë, ka shkaktuar një furi të vërtetë në rrjetet sociale pasi disa komentues e kanë cilësuar si të papërshtatshëm e madje pervers gjestin e saj. Por çfarë thonë ekspertët?

“Normalisht me një anëtar të familjes nuk puthesh në buzë, përveçse kur është bashkëshorti,” ka thënë për “BBC” Liz Breëer, eksperte e sjelljeve sociale. “Përsa i përket fëmijëve, nuk mendoj se ky është një zakon i mirë për t’u zhvilluar por është fëmija i saj dhe ajo ka lirinë të bëjë atë që ajo mendon se është më e mira. Unë do të ndihesha në siklet dhe mendoj se kështu do të ishte edhe për një pjesë të madhe të njerëzve. Nëse ajo e ndjen se është diçka e përshtatshme, ashtu qoftë. Por nuk do të thoshta që jep shembullin më të mirë,” ka përfunduar Brewer.

Kjo nuk është hera e parë që një foto e një prindi me fëmijën e tij shkakton reagime të tilla në rrjetet sociale. Vetëm pak kohë më parë, fotoja e një babai që mbante në dush djalin e tij të sëmurë (foto 2) nxiti reagime pozitive por masaivisht negative, me njerëz që pretendonin se një gjë e tillë ishte e papërshtatshme dhe arrinte deri aty sa të pretendohej se në të kishte doza pedofilie.

Temat
Shëndet

Të afërta