Goli i Xherdan Shaqirit është zgjedhur goli më i bukur i “Euro 2016”.
Një gjë të tillë e ka vendosur paneli i UEFA-s, i përbërë nga 13 emra të njohur të futbollit.
Paneli i përbërë nga Lupescu, Sir Alex Ferguson, Alain Giresse, David Moyes, Packie Bonner, Mixu Paatelainen, Savo Milošević, Peter Rudbæk, Gareth Southgate, Thomas Schaaf, Jean-François Domergue, Ginés Meléndez dhe Jean-Paul Brigger ka vendosur që goli më i bukur ishte ai i Shaqirit, përcjellë “Lajmi.net”.
Pas Shaqirit, goli më i bukur ishte ai i Robson-Kanu ndaj Belgjikës dhe më pas ai i Dimitri Payet kundër Rumanisë.
Fjalët kyçe
Xherdan Shaqiri