Lajme

Rrënohet shtëpia e vjetër në mes të Prishtinës, Institutet nuk ia kanë idenë

By FIRST CHANNEL

July 14, 2016

Një shtëpi e vjetër shumë vjeçare sot po rrënohet në qytetin e Prishtinës. Shtëpia në shembje e sipër, është konsideruar si rrezik për banorët dhe me vendim të komunës së Prishtinës do të rrënohet.

Një tragjedi që ndodhi në Prizren, si pasojë e shembjes së një shtëpie të vjetër vdiq një vajzë 3-vjeçare, ka alarmuar edhe komunën e Prishtinës. Në qendër të kryeqytetit, ndodhet një shtëpi shumëvjeçare, me arkitekturë tradicionale, por potencialisht për t’u shembur dita-ditës, raporton lajmi.net

E konsideruar si rrezik për banorët, komuna e Prishtinës ka vendosur ta rrënoj. Sot Policia e Kosovës së bashku me inspektorët e komunës, kanë evakuuar familjen e cila ka banuar aty më parë dhe pritet që shtëpisë t’i hyjë bolduzheri për t’ia hequr një herë e përgjithmonë gjurmët kësaj shtëpie.

Kjo shtëpi e cila mund të vlerësohet si simbolikë e urbanizmit të kryeqytetit shumë vite më parë, nuk do të jetë më. E ata që janë të thirrur për ta mbrojtur, as që ia kanë idenë se çfarë shtëpie ka qenë, çfarë vlera ka pasur, e çfarë po ndodhë me të sot.

Nga institucioni më i lartë, Ministria e Kulturës, as që është e njoftuar se çfarë po ndodhë në terren. Këshilltari i Ministrit të Kulturës Kujtim Shala, Ndue Ukaj, thotë se nuk di gjë për vendimin e komunës, derisa sugjeron që pyetja t’i bëhet drejtoreshës për Trashëgimi, Vjollca Aliu. Kjo e fundit gjendet jashtë vendit dhe nuk e hap telefonin, ndërkaq as komuna nuk është përgjigjur në thirrjet e vazhdueshme.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, Alban Bakija, nuk është në ngjarje fare për këtë objekt. Ai thotë se për këtë shtëpi është përgjegjëse Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore e Prishtinës, ndonëse udhëheq një instancë më të lartë sesa kjo qendër.

“Ata janë më shumë në dijeni për atë shtëpi sepse janë përgjegjës për mbrojtjen e tyre dhe gjendjen në terren. Me të thanë të drejtën as që pe di për çka e ki fjalën”, ishte përgjigjja e Bakisë.

Por hiq më mirë nuk mund të kualifikohet as drejtoresha e QRTK-Prishtinë, Edona Gashi-Durguti. Ajo nuk ia ka idenë nëse kjo shtëpi ka vlera të trashëgimisë kulturore.

“Nuk është që s’ka vlera, por ne vitin e kaluar kemi dal në terren dhe kemi vendos mos me fut në Listën e Përkohshme për Mbrojtjen e Monumenteve”, thotë Durguti. Ajo e pranon që shtëpia ka pasur vlera të monumentit, por nuk ka përgjigje pse nuk është futur në Listë.

“I kemi dërguar letër komunës dhe i kemi treguar se nuk është në Listën për Mbrojtje dhe kemi kërkuar që ata të ndërmarrin hapa për sigurinë”, shton udhëheqësja institucionit përgjegjës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të kryeqytetit.

E ajo sërish nuk arsyeton pse shtëpia nuk ka qenë e mbrojtur!

Rrënim apo konservim

Sipas ekspertit të trashëgimisë kulturore nga Instituti i Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve, Qazim Namani, shtëpia është dashur të rrënohet. Ai ia hedh fajin Ministrisë së Kulturës, për të cilën thotë se ka lejuar që gjendja e këtyre shtëpive të degradohet në atë masë saqë të rrezikojë banorët dhe të bëhet pengesë për urbanizmin e qytetit.

“E përkrahi vendimin e komunës sepse ajo shtëpi ka përbë rrezik për banorët dhe është degraduar aq shumë saqë ka penguar urbanizimin”, deklaron Namani.

Gjejlane Hoxha arkitekte dhe specialiste konservimi për trashëgimi kulturore, nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, mendon ndryshe. Ajo thotë se pavarësisht nëse ajo shtëpi ka qenë me status ligjor apo jo, nuk është dashur të rrënohet.

“Ajo shtëpi ka qenë simbol i arkitekturës tradicionale të Prishtinës dhe si një nga ekzemplarët e fundit të kryeqytetit, tash po rrënohet dhe nuk do të jetë më”, ka deklaruar Hoxha.