Rrëmbyesi i makinës së zjarrëfikësve në Drenas, kishte probleme mendore (Video)

Një zjarr që kishte përfshirë një mal në Gllobare ka bërë që zjarrfikësit të ndërhynë atje së bashku me policinë.

Klan Kosova mëson nga zjarrfikësit në vend të ngjarjes se në kohën kur ata po e kryenin punën e tyre, dyshohet se një person me të meta mendore dhe i armatosur ka grabitur veturën e tyre dhe më pas është aksidentuar në veturën e policisë.

Nga ky aksident ka mbetur një zjarrfikës i lënduar dhe disa policë, njofton Klan Kosova.

As policia në vendin e ngjarjes nuk kanë dhënë asnjë informatë rreth këtij rasti, duke thënë se “për këtë çështje përgjegjës janë zyra qendrore për informim e policisë”.

Klan Kosova ka provuar të kontaktojë më zyrën për informim në Prishtinë, por disa nga zëdhënësit nuk kanë qenë të qasshëm e të tjerët e kanë hequr përgjegjësinë nga vetja.

Temat
LajmeVend

Të afërta