Disa foto të publikuara në internet përshkruajnë një fantazmë, një figurë në formë njeriu duke qëndruar në ajër mbi vendin e ngjarjes ku një motoçiklist ishte aksidentuar, por çfarë është ajo?
Në shikim të parë, duket ambulanca në vend të ngjarjes, transmeton Express.
Por, nëse shikoni nga afër në këtë foto, mund të shihni diçka shumë më të frikshme.
Motoçiklisti i aksidentuar ka vdekur më vonë në spital, duke i bërë shumë njerëz të besojnë se fotoja shfaq momentin kur shpirti i viktimës e la trupin në vend të ngjarjes.
Fotoja është bërë nga një vozitës i kamionit i quajtur Saul Vazquez, i cili po udhëtonte në të njëjtën rrugë ku aksidenti ndodhi në ShBA.
Temat
Fun