Lirohen viktimat e trafikimit në Rumani pas disa vitesh robëri (Video +16)

Policia rumune ka kryer bastisje së fundmi në disa lokacione për një rrejt të trafikimit me njerëz, ku ka arrestuar disa persona dhe ka liruar nga robëria plot persona.

Disa nga personat e trafikuar janë mbajtur në robëri hiç më pak se nga viti 2008, njofton NewYorkPost, përcjell Express.

Policia në Romani e kanë bastisur një zonë për të cilën besoi se i takonte një rrjeti për trafikim me njerëz.

Policia i ka shpëtuar disa viktima, përfshirë dhe disa që ishin kidnapuar në vitin 2008. Që nga ajo kohë, besohet se viktimat kanë jetuar si skllevër dhe janë ushqyer vetëm me mbeturina.

Policia ka arrestuar 29 persona për të cilët besohen se janë pjesë e një rrjeti më të gjerë të krimit.

Por, policia druhet se ka më shumë viktima tjera që ende janë duke u mbajtur kundër vullnetit të tyre në lokacione tjera.

Temat
BotëLajme

Të afërta