Lindon Berisha flet për jetën profesionale dhe private (Video)

Lindon Berisha është njëri nga këngëtarët shqiptarë me vokalin më karakteristik.

Ai që nga këngët e para, bashkëpunimet me Adrian Gaxhën dhe Florianin, arriti të marr vëmendjen e publikut dhe mediave, duke u shndërruar kështu nga më të kërkuarit.

E se është i suksesshëm edhe në projektet solo, ai e dëshmoi me këngën e tij të parë të këtij lloji, ‘Dale’.

I kontaktuar nga Gazeta Express Lindoni ka folur rreth projekteve që po i punon.

“Aktualisht jemi duke punuar në një projekt të ri të Adrianit që do jetë projekt solo i tij e më pas do filloj punën në projektet e mija” ka thënë ai.

Lindoni gjithashtu ka treguar se kënga më e afërt e tij për publikim do të jetë në muajin gusht.

Ai ka treguar edhe për bashkëpunimin me këngëtarët e tjerë me të cilët përveç se mund të bëj duete, punon edhe për tekstet dhe vijat melodike të këngëve të tyre.

I pyetur për jetën e tij private, Lindoni vazhdon të deklarohet se është beqar.

Temat
Showbiz

Të afërta