Një 21-vjeçar shqiptar ka aksidentuar për vdekje me makinë një grua dhe një fëmijë në Itali.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Brescia.
Sipas mediave italiane, nga përplasja humbën jetën gruaja 37-vjeçare dhe fëmija 10 vjeç, ndërsa shqiptari që drejtonte mjetin u arrestua. Nga të dhënat hetimore, mësohet se 21-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.