Ibrahimovic thyen rekord në Man Utd (Foto)

Zlatan Ibrahimovic ka thyer edhe një rekord në Manchester United.

Zlatan Ibrahimovic ende nuk ka goditur asnjë top për Manchester Unitedin, por nuk ndalet duke thyer rekorde për klubin e ri.

34-vjeçari shënoi rezultate rekorde në testet mjekësore tek “Red Devils”, dhe ka vazhduar me një tjetër në fotografinë e lajmit për konfirmimin e transferimit të tij në Old Trafford, përcjell “Lajmi.net”.

Lajmi i publikuar në Instagram, është më i pëlqyeri i të gjitha kohërave në llogarinë e Manchester United me mbi 528,408 pëlqime.

Kurse, katër publikimet në lidhje me Ibrahimovicin kanë hyrë në gjashtë më pëlqyerat në histori të llogarisë.

Jose Mourinho paraqitet tri herë në top dhjetë të parat, kurse përforcimi tjetër i ri, Henrikh Mkhitaryan në dy të tjera.

1000-4

Capture-138

Temat
BotëSport

Të afërta