Mysafirë të paftuar kanë shkuar të mërkurën në banesën e zëdhënësit të Gjykatës së Apelit, Arbër Jasharit. Hajnat kanë hyrë në apartamentin e tij që ndodhet në katin e dhjetë të një ndertesë në qendër të Prishtinës dhe kanë vjedhur gjërat më vlerë që kanë gjetur, shkruan Magazina.al
Ajo çka befason në gjithë këtë ngjarje është reagimi i qetë i Jasharit, kur kuptoi për dëmin e shkaktuar.
Në vend që t’i shajë keqbërësit, siç edhe pritet nga secili që pëson një dëm të tillë, Jashari ka ironizuar me ta. Duke ndjerë “keqardhje” për zhgënjimin e përjetuar, Arbëri iu ka kërkua falje hajnave duke i ardhur keq pse nuk ishte një djalë pasaniku në mënyrë që hajnave “t’u shpërblehet mundi”.
I vëtëdijshëm se ata janë dëshpëruar kur kanë hyrë në banesën e tij, Arbëri që mban pozitën e zëdhënësit të Gjykatës së Apelit, u ka shkruar letër atyre që kontrolluan çdo skutë të banesë për të gjetur para më idenë që Arbëri i ka.
Në fakt Arbër Jashari është shumë i pasur, por kapitali që ai ka nuk u hynë në punë hajnave. Arbëri është njeri; virtyt ky që nuk vlenë asgjë për ata që nuk janë njerëz.
Ja letra që Arbër Jashari ua dërgon “miqve” të panjohur për të dhe për Policinë e Kosovës:
I dashuri hajn!
Te falenderoj nga zemra qe ke perzgjedhur banesen time nga mijera te tilla qe ka Prishtina, per ta kryer aktin tende “fisnik”. Sigurisht që ke menduar se jam naj pasanik ose djale i pasanikut, apo ndoshta edhe ndonje qesi i “naltë” qe kam shume pare. Me falë te lutem per zhgenjimin. E di qe nuk e ke pas te lehte mi hap gjithe ata dollapa e mos me gjete asnje send me vlere. Mi kishe hallakat edhe xhepat e setrave,mos helbetna ka naj euro. E more hajn. Paret edhe mi pas tash n’banke po i rujme. E sa per dukate u dashte me dite qe s’jam i martune. Qat ore pa rrypa qe e kishe marre, po besoj qe e ke vjedhe mi kqyre kohen. Nuk po du me besu qe je kane kaq hajn i flliqt mi marre nje ore te prisht. Megjithate “nuk t’kam leshu” krejt duarthate. Televizorin a po t’ ban a e ke shite ?Po qysh s’ kishe harru mi marr edhe dikitronin more burre. Edhe ktu te falenderoj qe e ke prit mu kry kampionati Evropian. Me pas kane para do dite me kishe tranu krejt. Se di qysh e ke zbrit 10 kat teposhte pa t’ pa kojshite, po masi e kishe pshtjelle me qarshaf temin ,nashta edhe s’kan dite c ka eshte. E kur jem te qarshafi prap duhet me te kerku falje se u kane pak i palare. Pritoj mi qu shpesh te shpija. Nana gjith me qorton.
Ps: Deren e kam ndreq apet, a me ta la nje qels, mos ma the ma, se shtrenjt ?