Showbiz

Gold AG bashkon forcat me Kaltrina Selimin për duet (Foto)

By FIRST CHANNEL

July 14, 2016

Reperi Gold AG ka postuar një fotografi në rrjetet sociale përmes së cilit ka treguar se ai po vjen me një projekt të ri muzikor.

Gjithashtu, reperi ka zbuluar se kjo këngë do të jetë në bashkëpunim me këngëtaren Kaltrina Selimi, shkruan Gazeta Express.

Goldi ka thënë se kënga është bërë nga Genc Prelvukaj kurse për tekstin është kujdesur vet ai.

Detaje të tjera nuk janë zbuluar akoma por padyshim që projekti që do vijë do jetë një nga hitet e verës.