Lajme

Gjykata shpall të pafajshëm kryetarin e Malishevës për keqpërdorime

By FIRST CHANNEL

July 14, 2016

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, është shpallur i pafajshëm në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale, për “shpërdorim detyre”.

Gjykata në Gjakovë, e ka shpallur të pafajshëm Begajn, bën të ditur zyra e tij për informim. Sipas njoftimit të dërguar për media, këtë e konfirmuar avokati mbrojtës i Begajt, Emrush Kastrati, menjëherë pas përfundimit të gjykimit.

“Sipas avokatit Kastrati, prokurori i Prokurorisë Speciale, Haki Gecaj, kishte ngritur aktakuzën dhe kishte kërkuar dënimin e kryetarit Begaj, mirëpo faktet dhe provat e ofruara nga ana e prokurorisë, lidhur me rastin e ish drejtorit të ShFMU “Ganimete Tërbeshi” ishin të pabaza dhe gjykata sot mori vendimin e drejtë, duke e shpallur të pafajshëm kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj”, thuhet në njoftim.