El Chapo ‘po çmendet’ në burg

Bosi meksikan i drogës, Joaquin ‘El Chapo’ Guzman, ka nisur të humbasë mendjen dhe flokët për shkak të ‘traumave psikologjike’, përderisa ai po vazhdon të qëndrojë në burg të sigurisë së lartë.

Kështu është shprehur njëri prej avokatëve të tij, Jose Refugio Rodriguez, i cili ka shtuar se Guzman është në gjendje të keqe.

“Po luaj nga mendja. Ndjehem keq. Një mjek më ka thanë që jam duke përjetuar ankth”, i ka thënë El Chapo avokatit të tij.

Avokati ka thënë se klienti i tij është duke marrë açe për tensionin e lartë të gjakut dhe ndjehet sikur të ishte i varur nga droga.

Guzman arriti të realizonte një arratisje të jashtëzakonshme nga burgu vitin e kaluar, para se të arrestohej përsëri në muajin janar.

Ai po mbahet në një burg federal në qytetin verior meksikan të Huarezit, përderisa avokatët e tij janë duke kundërshtuar vendimin e qeverisë meksikane për ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Temat
BotëLajme

Të afërta