Lajme

Edhe në oborrin e QKUK-së rrezik nga qentë (Foto)

By FIRST CHANNEL

July 14, 2016

Nuk janë pak në numër, dhe ndodhen pikërisht në pjesën sapo të hysh në oborrin e QKUK-së.

Dhjetëra qenë endacak kanë gjetur strehim te Klinika Stomatologjike pranë Emergjencës

Ka disa ditë që shumë persona janë ankuar se po ndjehen të rrezikuar nga këta qentë, të cilët në mëngjes janë më të egër, madje shumë herë edhe po i ndjekin qytetarët apo dhe stafin e QKUK-së.

Problemin askush nuk po e merr përsipër.

Burime të lajmi.net thonë se ata kanë gjetur vend aty, prej kur kanë filluar disa punime, e të cilat kanë stagnuar meqë Komuna e Prishtinës i ka ndërprerë ato, me arsyetimin se nuk kanë leje për ndërtime.

Punimet janë filluar në Klinikën e Stomatologjisë dhe kanë mbetur ashtu siç shihen në fotografi./ Lajmi.net