Britani, David Cameron dorëzon detyrën, Theresa May bëhet Kryeministrja e re

David Cameron dha zyrtarisht dorëheqjen si Kryeministër i Britanisë së Madhe dhe dorëzoi detyrën tek Mbretëresha.

Tashmë Britania do të drejtohet nga një femër, Theresa May, të cilës detyra e Kryeministres iu dorëzua nga Mbretëresha Elizabet.

Cameron mbajti fjalim duke deklaruar dorëheqjen dhe u shpreh se jo çdo vendim që ka marrë është i drejtë, por beson “se tani Britania është një shtet akoma më i fortë”.

Me të marrë detyrën, Theresa May doli në një deklaratë për mediat duke folur për herë të parë si Kryeministre e shtetit ishullor.

“Të gjithë britanikët duhet të jenë të bashkuar. Të dëgjojmë zërin e popullit dhe ta bëjmë vendin më të fuqishëm”, ka thënë ndër të tjera Kryeministrja e re.

Detyra e Theresa May është përshëndetur nga Bashkimi Europian dhe nga Shtëpia e Bardhë. Ajo bëhet Kryeministrja e dytë femër e Britanisë së Madhe pas Margaret Thatcher.

90378570_6e36a5cf-5540-40f8-b5e3-8e3b6789826d

90378335_48aab1b5-a710-43da-a3f2-071bda1fcbbb

90379388_2b3258ba-1af1-4bb2-aa89-89169aca7ae8

Temat
BotëLajme

Të afërta