Tymosën marihuanë sintetike, 33 persona humbin ndjenjat në të njëjtën kohë (Foto/Video)

Në New York janë dërguar me urgjencë në spital dhjetëra persona, pasi kanë rënë në mbidozë nga përdorimi i një marihuane sintetike.

Ata janë shtrirë apo kanë qenë në gjendje të rëndë dhe në pamundësi të ecin, pasi kanë konsumuar substancën e njohur si K2, transmeton Telegrafi.

Siç shihet edhe në fotografi dhe video, viktimat janë të shtrirë në asfalt, të mbështetur për pemë, hidrantë apo pragje të shtëpive.

Policia raporton se 33 persona janë shtruar në spital, me simptoma që nuk janë të rrezikshme për shëndetin.

Departamenti i Shëndetësisë, ka konfirmuar se ata kanë përdorur K2, që është një marihuanë sintetike, e cila japë efekte të shpejta dhe të mundimshme.

5-37

4-40

3-54

2-64

Temat
BotëLajme

Të afërta