Përmbyset barka me refugjatë, vdesin edhe fëmijë

Katër persona janë mbytur, në mesin e tyre edhe dy fëmijë, ndërsa gjashtë kanë shpëtuar pasi që barka me refugjatë është përmbysur sot në detin Egje, në afërsi të ishullit Lesbos në Greqi.

Roja bregdetare ka deklaruar se nga deti janë nxjerrë trupat e dy fëmijëve, një djalë dhe një vajzë si dhe trupat e një gruaje dhe një burri.

Dy refugjatë që kanë shpëtuar kanë deklaruar se me ta në barkë kanë qenë nëntë persona kur janë nisur nga bregdeti turk për në ishullin grek.

Roja bregdetare greke dhe Agjencia Evropiane për kontrollin e kufijve të jashtëm, Frontex kanë kryer një operacion shpëtimi .

Lesbos ishte pika qendrore e krizës emigrantëve , pasi qindra mijëra njerëz erdhën në këtë vend për të kaluar në Evropë, por numri është zvogëluar pas marrëveshjes BE-Turqi , e cila ka hyrë në fuqi në mars për të kufizuar fluksin e refugjatëve .

Temat
BotëLajme

Të afërta