Mrekullia e frutit që na zgjat jetën

Një studim i fundit i publikuar në revistën Nature Medicine, tregon efektet e mrekullueshme të shegës në organizëm.

Shegët janë ndër frutat me më shumë vlera ushqyese dhe me më shumë efekt në trupin e njeriut. Ato janë të pasura me antioksidantë, kanë aftësi të luftojnë një sërë sëmundjesh dhe ndihmojnë shumë muskujt.

Është testuar dhe vërtetuar se kur hamë shegë, ose kur konsumojmë lëngun e këtij fruti, trupi ynë prodhon lëndën e quajtur Urolitin A.

Kjo lëndë i jep organizmit energji dhe ndikon në zgjatjen e jetës. Testimet kanë treguar se shegët janë efektive edhe në sëmundjet e zemrës, tensionin e lartë, inflamacionet, kancerin e prostatës etj.

Shege

Temat
Shëndet

Të afërta