Mourinho fillon stërvitjen e parë me United, mësoni kush ishte i pranishëm (Foto)

Revolucioni i Jose Mourinhos te Manchester United tani veç se ka filluar dhe është duke u zhvilluar.

Trajneri portugez ka filluar stërvitjen e parë me skuadrën nga ‘Old Trafford’.

Në këtë stërvitje shihen fotot e herës së parë në terren të trajnimit me lojtarët e tij, ku Mourinho u shfaq në një gjendje shpirtërore të qetë, pasi ai vuri skuadrën e tij në stërvitje të lehta në bazën e klubit në Carrington.

Ish-menaxheri i Chelseat dhe Real Madrid u zbulua zyrtarisht si menaxher i United më 5 korrik dhe menjëherë ka shprehur dëshirën e tij për të kaluar me klubin e ri përsëri në krye të ligës angleze.

Në stërvitje ishin të pranishëm edhe transferimet e reja si Henrikh Mkhitaryan dhe Eric Bailly, ndërsa Zlatan Ibrahimovic ka edhe disa ditë pushim, pasi ishte i angazhuar në Euro 2016.

mou2

mou-2

mou-3-1

mou1-e1468414880541-780x439

Temat
BotëSport

Të afërta