Ministrja e re e Drejtësisë falënderon ata që po e urojnë për postin

Ministrja e re e Drejtësisë, Dhurata Sadiku Hoxha, përmes një shkrimi në Facebook ka falënderuar të gjithë atë që e kanë uruar për postin e ri.

“Të nderuar miq, këto ditë kam pranuar numër të madh të mesazheve. Në pamundësi për të ju përgjigjur secilit, më lejoni të ju falënderojë për urimet dhe përkrahjen e dhënë me rastin e marrjes së detyrës së Ministres së Drejtësisë”, ka shkruar Hoxha.

Dhurta Sadiku-Hoxha sot ka marr zyrtarisht detyrën e Ministres së Drejtësisë. Ajo premtoi angazhim dhe punë në sistemin e drejtësisë si dhe reforma në dikasterin e tij.

Lexo edhe: PDK zyrtarizon Dhurata Hoxhën për ministre të Drejtësisë (Video)

Duhrata gjatë marrjes së postit ka folur edhe për ligjin anti-mafia për të cilën tha se konform procedurave do të procedohet në Kuvend.

Temat
LajmeVend

Të afërta