Fun

Kjo është gruaja më me fat në botë, zinxhiri ia shpëtoi jetën

By FIRST CHANNEL

July 13, 2016

Në Uttar Pradesh të Indisë, një femër është qëlluar me armë por i ka shpëtuar plumbit fal varëses së qafores që e mbante në qafë.

Mohammad Nayeem ka dashur ta vras motrën e tij Shabnam, sepse ishte në lidhje më një djalë pa dijeninë e familjes, shkruan/Infokusi.com.

Ai e kishte marrë revolen dhe e ka qëlluar motrën, në atë që njihet si ‘vrasje për nderë’.

Por për fat të mirë, plumbi nuk ia ka shpuar fytin dhe është ndalur në metalin që ajo e mbante për dekor.Pos plagëve të lehta në fyt, ajo nuk ka marrë ndonjë lëndim tjetër.