Showbiz

Kjo është arsyeja se pse Dafina po vjen me të dashurin në Kosovë?! (Foto)

By Egzona Krasniqi

July 13, 2016

Me verën që tashmë ka mbërritur si sezoni më profitabil për këngëtarët shqiptarë, në trevat shqiptare nuk kishte se si të mungonte as Dafina Zeqiri.

Këngëtarja e njohur ka ndërprerë pak punët për ëndrrën amerikane për t’u fokusar tek fitimet nga agjenda shumë e ngjeshur që e pret prej nesër.

E për të mos qenë vetëm në asnjë hap gjatë punës, këngëtarja me vete ka marrë edhe të dashurin Hose, i cili sot ka ditëlindjen e që rastis ta pret aeroporteve në rrugë për Kosovë.

Kjo nuk është hera e parë që i dashuri i këngëtares vjen në Prishtinë. Prive muaj më parë kishte sjellur foto të domenikanit në qendrat e fitnesit të kryeqytetit i vetëm, duke dëshmuar kështu një familjarizim me Kosovën.

Ndryshe, një ndarje e mundshme u përfol në media pak javë më parë e cila nga burime të afërta me çiftin u demantua. Dafina dhe Hose, të lumtur si asnjëherë tjetër.