Estrada shqiptare është e ‘mbushur’ me persona të së njejtës familje, ndërsa më së shpeshti pushtojnë mediat motrat e famshme.
Edhe pse ato ndonjëherë edhe nuk janë të së njejtit profesion tërheqin vëmendjen me fotot që postojnë dhe paraqitjen e tyre në mbrëmje të ndryshme që tregon format e tyre bombastike.
Sovrani.info sjell për ju disa nga motrat më të famshme dhe seksi të estradës:
Motrat Istrefi
Nora, Nita dhe Era Istrefi janë tri nga motrat më të famshme në estradë. Nora tashmë disa vite po mirret me këndim dhe është njëra ndër më të preferuarat e publikut. Era është duke shijuar sukesin e hitit ‘BonBon’ që i ka siguruar asaj kontratë me kompaninë Sony. Ndërsa Nita është motra Istrefi jo shumë e njohur për publikun për vetë faktin që nuk mirret me muzikë. Siç duket motrat Istefi kanë trashëguar talentin dhe bukurinë nga nëna e tyre Syzana.
Motrat Dreshaj
Afërdita dhe Jehona Dreshaj jo pak herë marrin vëmendjen e mediave. Afërdita mirret me muzikë dhe modelizëm dhe tashmë është emër i njohur në botë, ndërsa Jehona çdo ditë ‘provokon’ rrjetet sociale me fotot që tregojnë format e saj bombastike.
Motrat Vjollca
Marina dhe Luana Vjollca janë dy nga prezantueset më të dashura shqiptare. Ato të dyja punojnë nën ombrellën e Top Channel ndërsa Luana mirret edhe me muzikë. Marina është në lidhje me reperin e njohur kosovar Getin, ndërsa Luana momentalisht është duke pregaditur një projekt të ri pas suksesit të hitit ‘Ai’.
Motrat Haxhia
Enca dhe Uindi Haxhia janë shumë të përfolura në media për format bombastike. Disa i konsiderojnë si në mbipeshë ndërsa disa të tjerë shumë seksi. Enca momentalisht është duke shijuar milionat e Bow Down, bashkëpunim që ka realizuar me Noizyn. Ndërsa nga rrjetet sociale shihet që Uindi është e pasionuar pas makeup-it dhe si duket do të vazhdojë në atë profesion.
Motrat Ora
Rita dhe Elena Ora janë dy motrat e famshme shqiptare në tërë botën. Rita tashmë është njëra ndër këngëtaret më të kërkuara dhe Elena e cila është menagjerja e asaj. Së fundmi motrat Ora janë parë duke shijuar plazhet e Ulqinit. Ka tërhequr vëmendjen edhe i pari i Formulës 1 që ju bashkua pushimit si mysafir në shtëpinë e babait të Ritës.
Motra Koci
Greta dhe Eni Koci të dyja ushtrojnë të njejtin profesion dhe tash e disa vite mirren me muzikë. Motrat kanë edhe disa bashkëpunime së bashku që kanë pasur shumë sukes. Eni momentalisht është duke studiuar për mjeksi ndërsa Greta ju është përkushtuar muzikës.