Flamuri dardan në majën e Evropës Mont Blanc (Foto)

Alpinistët e Kosovës dita ditës po pushtojnë majat e larta të Evropës.

Ekspeditat e tyre vullnetare, që ata ndërmarrin janë edhe një arsye të kuptojmë se për shtet dhe për aktivitete të caktuara mund të arrihen rezultate të mëdha edhe pa përkrahjen e shtetit, por fal vullnetit mundët të nderohet shteti.

Dje në majën më të lartë të Evropës u ngjitë edhe Flamuri i Dardanisë bashkë me foton e Presidentit Rugova.

Dy alpinistët që janë edhe vet brumi i dashurisë ndaj figurës madhore të Rugovës, Astrit Isa Rexhaj dhe Asdren Osaj, me mburrje njoftojnë se kanë pushtuar majën e Mont Blanc 4 810 metra lartësi.

auto_13669630_1351392308222945_7066029554965287386_n1468392979-650x358

Temat
LajmeVend

Të afërta