Ekskluzive: Era bashkëpunim me yllin e njohur botëror

Kur përmendet emri i saj, padyshim që do të flitet për ndonjë sukses të arritur.

Fjala është për Era Istrefin e cila këtë muaj do të udhëtoj drejt Los Angeles për t’i punuar këngët e reja.

Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i saj Faton Shoshi, i cili për Gazetën Express ka treguar se për këngët e Erës do të kujdeset këngëtarja me famë botërore, Sia.

“Me 17 korrik do të udhëtojmë drejt Los Angeles ku do të qëndrojmë për 12 ditë. Në këtë vend, Era do t’i punoj 3-5 këngë të reja dhe ndër to është edhe kënga e punuar nga Sia e cila ka bërë tekstin dhe vijën melodike” ka treguar Shoshi.

Po ashtu, ai zbuloi se përveç se me Sia, Era do të punoj edhe me producentë me të cilët punon këngëtarja Rihanna dhe me producentë të Justin Bieber.

Ky udhëtim i saj do të jetë çelës i një depërtimi edhe me të madh në industrinë muzikore botërore.

Temat
Showbiz

Të afërta