Djaloshi i vogël i lindur me organe jashtë barkut (Foto +16)

Një djalosh tre vjeçar do t’iu nënshtrohet një operacion, i cili do të shërbejë për t’ia shpëtuar jetën falë një takimi të rastit me një doktor anglez.

Ethan Suglo, nga Gana, vuan nga një gjendje e quajtur “Exomphlos”, që do të thotë se organet e tij ndodhen jashtë barkut të tij, shkruan The Independent, përcjell Gazeta Express.

Verën e kaluar, doktori David Williams ishte në Gana duke e vizituar vajzën e vet, e cila po jepte lenden e gjuhës angleze dhe po punonte në një program radio, kur ai takoi babanë e Ethan, Charles, i cili po ashtu punonte në radio stacion.

Williamsit i ishte kërkuar që ta kontrollojë Ethanin, ndërsa pas brenda një viti, ai dhe gruaja e tij Jacquie ndihmuan në grumbullimin e 51 mijë funteve për ta dërguar Ethanin në Britani për t’iu nënshtruar operacionit.

Tash, Ethan është i gatshëm t’iu nënshtrohet operacionit të cilin doktori Williams e ka përshkruar se jetë shpëtues dhe jetë ndryshues.

Ai do të operohet sot.

ethan_1468415060-4880037

Temat
BotëLajme

Të afërta