Bashkëpunimet ua lanë ëmbël (Video)

Ditëve të fundit po shohim mjaft bashkëpunime të ndryshme ndërmjet këngëtarëve, por po ndodh diçka më e pazakontë sesa herave të tjera, ku dy këngëtarë pas bashkëpunimit të parë sjellin edhe bashkëpunime të tjera. Kjo po ndodh me shumicën e këngëtarëve të estradës, disa prej të cilëve do i’u sjell sovrani.info më poshtë:

Ghetto Geasy&Majk

Ghetto dhe Majk nuk kanë të ndalur në realizimin e këngëve së bashku, kohët e fundit ata kanë realizuar dy hite “Sjena mo” dhe “Ajo”. Por me ritmin që kanë filluar mund të presim edhe shumë këngë të tjera nga këta dy këngëtarë.

Ledri Vula&Flori Mumajesi

Ditëve të fundit këta dy këngëtarë mjaft të dashur për publikun kanë realizuar dhe publikuar dy këngë, njërën pas tjetrës. “Beautiful” dhe “Nuk ma la”, këto dy këngë janë mirëpritur mjaft mirë nga publiku.

Adrian Gaxha&Lindon

Adriani pas bashkëpunimeve të shumta me Florianin, ka filluar edhe bashkëpunime me këngëtarin e ri të estradës Lindon, shkruan sovrani.info. Së fundi, këta të dy kanë realizuar këngët “Kalle”, “Money”, “Asnihere”, të cilat janë mirëpritur nga publiku dhe fansat e tyre.

Blero&Uki(SoulKid)

Pas një vargu të gjatë të këngëve si solo ashtu edhe bashkëpunime me artistë të rinj, Blero zgjedh që dy bashkëpunimet e fundit t’i ketë me Uki(SoulKid) këngëtar i ri në skenën muzikore dhe mjaft i dashur për publikun.Dy këngët e realizuara në muajt e fundit janë: “1her” dhe ” Ta ha gojen”.

Mc Kresha&Lyrical Son

Mc Kresha dhe Lyrical Son përveç bashkëpunimeve ndërmjet tyre kanë edhe bashkëpunime të dy së bashku me këngëtarë të tjerë, por duket që Mc Kreshes dhe Lyrical Son po ju shkon mirë që të bëjnë bashkëpunime pa ndalur. Ndër bashkëpunimet më të njohura të këtyre këngëtarëve janë: “Ky tipi”, “Me ta pyl”, “Special”.

Temat
Showbiz

Të afërta