West Ham ka befasuar duke shprehur gatishmëri të paguajë 70 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Napolit, Gonzalo Higuain.
West Ham është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Napolit, Gonzalo Higuain.
Madje, klubi londinez ka befasuar duke shprehur gatishmëri të paguajë 70 milionë euro për blerjen e një prej sulmuesve më të mirë në Evropë, ka bërë të ditur “Calciomercato.it”.
Arsenal është në garë për Higuainin, që ende nuk e ka konfirmuar qëndrimin e tij në Napoli.