Kryeparlamentari Kadri Veseli ka përkujtuar At Shtjefën Gjeçovin me rastin e 142 vjetorit të lindjes së tij.
“Sot mbushen plot 142 vjet nga lindja në Janjevë e njërit prej figurave më të spikatura patriotike, kulturore dhe shkencore të botës shqiptare, At Shtjefën Gjeçovit”
” E kujtojmë me nderim e mirënjohje të thellë At Gjeçovin jo vetëm për kontributin e paçmuar që ka dhënë si udhëheqës shpirtëror, studiues dhe arsimtar i devotshëm por edhe për faktin që ka qenë veprimtar i flaktë i Rilindjes Kombëtare”
” Vepra intelektuale e këtij kolosi erudit ka lënë gjurmë të pashlyeshme në letërsinë, arsimin, arkeologjinë dhe etnografinë shqiptare duke na bërë të gjithëve krenar për këtë bir të shquar të tokës kosovare”, ka shkruar Veseli në Facebook.