Botë

Top 10 futbollistët më të paguar në botë (Foto)

By Dijart Dyla

July 12, 2016

Një listë e publikuar së fundmi nga “Gazzetta dello Sport”, rendit 10 lojtarët më të paguar në botë.

Kina po tërheq gjithmonë e më shumë interesin e lojtarëve të njohur në botë dhe një nga arsyet se përse preferojnë të lënë kampionatet e tyre të njohura, duket se janë milionat e eurove që përfotojnë.

I fundit që iu bashkua listës së njohur të futbollistëve në Kinë është sulmuesi i Kombëtares italine, Graciano Pele. Zyrtarizimi i tij nga Southamton drejt Shandong Luneng u bë sot për 40 milionë euro, për dy vite e gjysmë.

Pak javë më parë në Kinë firmosi edhe Hulk për një përfitm vjetor prej 20 milionë eurosh, shumë e cila i afrohet Cristiano Ronaldos te Reali i Madridid.

1. Ronaldo: 21 milionë

2.Messi: 20 milionë

3.Hulk: 20 milionë (Luan në Kinë)

4.Neymar: 19 milionë

5.Ibrahimoviç: 16 milionë

6.Pele: 16 milionë (Dje është zyrtarizuar në Kinë)

7.Muller: 13.5 milionë

8. Lavezzi: 13 milionë

9.Martinez: 12.5 milionë

10.Tiago Silva: 12 milionë