Thirret për debat në Parlamentin britanik peticioni që bën thirrje për një referendum të dytë

Një debat i Dhomës së Përfaqësuesve për peticionin i cili ka bërë thirrje për një referendum të dytë të Britanisë mbi anëtarësinë e saj në BE, do të mbahet të hënën, më 5 shtator.

Peticioni rekord-thyes online u nënshkruar nga më shumë se katër milionë njerëz, duke u bërë kështu peticioni qeveritar i nënshkruar më së shumti që nga viti 2011 kur u fut në fuqi një proces i tillë, shkruan Independent, përcjell Gazeta Express.

Peticioni, i cili u përgatit nga përkrahësit e “Brexit” para se të mbahej referendumi, i ka bërë thirrje Qeverisë që ta anulojë rezultatin e referendumit nëse vota për të qëndruar apo për të dalë nga BE merr më pak se 60%, apo nëse dalja në votim është më e ulët se 75%.

Një peticion qeveritar i cili arrin mbi 100 mijë nënshkrime duhet patjetër të konsiderohet për debat në Parlament.

Katër në 10 njerëz duan të mbajnë një referendum të dytë para se Britania të largohet përfundimisht nga BE, sipas një sondazhi të kryer nga The Independent.

Temat
BotëLajme

Të afërta