Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar zyrtarët policorë.
Duke përdorur forcën proporcionale zyrtarët policorë kanë arritur që ta fusin nën kontroll të dyshuarin.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.