Si u ndien të fyer romët nga komentet raciste të shqiptarëve gjatë Euro 2016

Romët e Kosovës janë ndier të fyer nga komentet raciste të shqiptarëve gjatë ndeshjeve të Euro 2016, e sidomos kur Portugalia u shpallë kampione.

Të pakënaqurit që Portugalia arriti të stoliset me titullin e më të mirit, shpërthyen në gjuhë raciste duke thënë në kor “fituan magjuptë e Portugalisë”.

Denis Galushi, Gazetari nga Prizreni i Radio Kosova 2, Programi në Gjuhën Rome, ka thënë se kampionati solli gëzim edhe tek romët e Kosovës por….

Lexojeni si është ndier ai kur ka dëgjuar komentet raciste të bashkëqytetarëve.

Shkruan: Denis Galushi.

Fituan ‘’Magjupte’’ e Portugalis…phii nenen ju…!

10 Qershori, solli shume atmosfere, entuziazem e dinamike per cdo nate ne shtepite e atyre qe e adhurojne futbollin, por edhe tek ata te cilet e duan shume politiken dhe per hater te perfaqesimit shtetetore ua ndane 90-120 min te kohes kombetares se tyre te zemres, edhe pse disa prej tyne nuk kishin haber per futboll. Ashtu ne kosovaret, me diversitetin tone kulturore e etnik, ua dhuruam komebtares se Shqiperis mbeshtetjen me te madhe, sepse u ndiheshim sikur qe Kosova po luan e jo Shqiperia. Kjo, nga vete respekti qe ne jetojme ne Kosove, e kemi nje gjuhe, tradite e kulture te perbasheket me vellezer tane nga Shqiperia. Ndonese, gjuha ka mundesi te na ndaje, sepse flasim romisht, boshnjakisht e turqishte, por si kombe ne teresi jemi kosovare dhe kjo na bene krenar. Per ne Romet, ishte nje kenaqesi e madhe kur e kuptonin per cdo nate gjate Europianit qe disa yje boterore si; Quaresma, Gignac, Ibrahimovic, Soldado… e shume tjere, vijne nga komuniteti ROM. Kjo na bente neve qe te ndiheshim te lumtur e krenar, sepse cdo lojtar pothuajse nga Kosova, qofte shqiptar, boshnjak e turk, e kishin reprezentacionin e tyre, apo ishin pjese e ndonje reprezentacioni te huaj, ku kjo,padyshim e ka bere cdo banor te ndihet krenar.

Mirepo cka ndodhi me ne romet kur disa prej jush kuptuat qe yjet boterore te futbollit jane Rome?

Nuk po du me thone per te gjithe, por, per nje pjese te shoqerise qe per fat te keqe romet ende i shohin njerez pa vlere, pa edukat, jo te talentuar, te nenvlersum, te diskrimunum, te etiketum, ku me rastin e ketyre lojterave te cilet treguan edhe nje here zemer te madhe, e shkuan deri ne gjysme finale, e disa prej tyre madje edhe fituan trofen e Europianit, dikend kjo e goditi aq shume, sa qe mua mu duke qe me mire do ta prisnin te pesonin ndonje sulm ne zemer, sesa Portugalia, apo sic thonin mbreme ne kafiterit e Prishtines e Prizrenit; ‘’Phiiiii, fituan magjupt e Portugalis… Ju q…nenen’’, ta fitonte Kampionatin Europian! Kjo sharje e urejtje ndaj romeve, mua me la mbreme tere naten pa gjume, duke ja bere nje pyetje vetvetes; Cka nese nje dite femiu im deshirone te regjistrohet ne ndonje klub te futbollit dhe te luaj per komebtaren e Kosoves, dhe trajneri ate nuk e fute ne loje sepse eshte ‘’MAGJUP’’, apo hateri i shoqeris nuk e fut ne loje sepse ata nuk i dojne ‘’magjupt’’?

Une i mesoje te gjitha gjuhet e etniciteteve qe jane ne Kosove.Nuk po e kerkoje edhe nga ju kete. Sepse, ndoshta eshte ceshtje talenti apo deshires. Mirepo ajo cka deshiroje nga ju, edhe nese nuk deshironi te dini me shume per Rome, atehere se paku se cka mundeni me bo eshte, te heshtni, te mos paragjukoni, dhe thjeshte te na respektoni, ashtu sic bejme ne per Ju.

DG

Temat
LajmeVend

Të afërta