Fun

Shqiponja provoi ta rrëmbente 7 vjeçarin (FOTO)

By FIRST CHANNEL

July 12, 2016

Në Australinë qendrore, një shqiponjë është parë të ketë tentuar ta rrëmbejë një djalë dhe të arratiset me të.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një shfaqjeje të kafshëve të egra, njofton Klan Kosova.

Vizitorët sipas raportimeve janë tmerruar kur kanë dëgjuar zërin trishtues të djalit teksa e kishte kapur me kthetra nga rrobat e tij.

Ata që ishin dëshmitarë, thanë shqiponja u përpoq ta marr djalin si një kafshë të vogël, njofton Klan Kosova.

Djaloshi mendohet të jetë pothuajse shtatë vjeçar, derisa ka pësuar një gërvishtje të vogël në fytyrën e tij nga kthetrat e shqiponjës teksa kishte tentuar ta rrëmbente.

Christine, nga Horsham vizitoi shtetin Victoria, ku ndaluan në një park më 6 korrik pikërisht kur edhe rasti kishte ndodhur.

Ajo i tha BBC se shqiponja fluturoi drejt djalit të saj nga largësia prej 15 metrash.