Botë

Senatori Sanders, mbështetë Klintonin për Presidente (Video)

By FIRST CHANNEL

July 12, 2016

Senatori amerikan, Bernie Sanders shprehu sot mbështetjen për kandidaturën e Hillari Klintonit brenda Partisë Demokratike, duke u tërhequr nga një garë ku ai ishte rivali i saj kryesor.

Sanders u shfaq në krah të zonjës Klinton në një aktivitet fushate të në shtetin verilindor Nju-Hampshire, duke thënë se ajo e ka fituar procesin e emërimit të Partisë Demokrate dhe shtoi se do të bëjë gjithçka të jetë e mundur që ajo të fitojë për Presidente të Shteteve të Bashkuara.

Një javë më parë Presidenti Barak Obama, u shfaq në një takim në shtetin e Karolinës së Veriut me zonjën Klinton. Ajo e merr zyrtarisht emërimin në konventën e Partisë Demokrate në fund të këtij muaji.

Sipas “Zërit të Amerikës”, Sanders kishte këmbëngulur se nuk do të hiqte dorë nga gara, por fushata e tij e ka bërë gjithashtu të qartë se do të bëjë ç’të jetë e mundur për të mundur kandidatin republikan, Donald Trump. Zoti Trump do të jetë i pari që do të marrë mbështetjen zyrtare të partisë së tij, kur republikanët të mbajnë konventën e tyre javën e ardhshme.