Lajme

Riformatimi i Qeverisë: LDK në kërkim të ministrave të rinj

By FIRST CHANNEL

July 12, 2016

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur orë më parë një mbledhje të rregullt në të cilën janë diskutuar tema të ndryshme. Siç është bërë e ditur, LDK nën drejtimin e Isa Mustafës ka folur për demarkacionin, reformatimin e qeverisë dhe emërimin e ministrave të rinj. Gjithashtu LDK në një njoftim për media ka treguar se është folur edhe për buxhetin dhe ndarjen e tij në komuna.

“Gjatë takimit, u bisedua edhe për procesin e riformatimit të kabinetit qeveritar të Kosovës, me ç’rast ka dominuar mendimi se kabineti qeveritar mund të fuzionohet dhe të fuqizohet me potenciale të reja, të cilat do të fuqizonin edhe më tutje procesin e reformave që po zhvillohen nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në njofimin e LDK.

Në këtë njoftim po ashtu është treguar se gjatë takimit është biseduar edhe për proceset aktuale në vend dhe për orientimet e LDK-në në zhvillimin e mëtejmë të vendit. Anëtarët e Kryesisë, biseduan për çështjen e shënjimit të kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

“Pas diskutimeve shterruese, anëtarët e Kryesisë së LDK-së, njëzëri u pajtuan që duke u bazuar në punën e komisionit shtetëror, vlerësimin e komisionit ndërkombëtar të krijuar nga ish-Presidentja Jahjaga, si dhe qëndrimin e PresidentiAmerikan Barack Obama, të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve dhe mesazheve të qarta të ndihmës sekretares amerikane Victoria Nuland e personaliteteve të tjera evropiane, duhet të vazhdohet me ratifikimin në Kuvend të kësaj marrëveshje, e cila do t’i hap rrugë lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së dhe proceseve tjera integruese dhe zhvillimore.

“Gjatë takimit, u bisedua edhe për procesin e riformatimit të kabinetit qeveritar të Kosovës, me ç’rast ka dominuar mendimi se kabineti qeveritar mund të fuzionohet dhe të fuqizohet me potenciale të reja, të cilat do të fuqizonin edhe më tutje procesin e reformave që po zhvillohen nga Qeveria e Kosovës”.

Anëtarët Kryesisë së LDK-së u pajtuan që në mbledhjen e radhës të vijnë me propozime konkrete në këtë drejtim, të cilat do të diskutohen me partnerët e koalicionit me qëllim të fuqizimit të këtij procesi.

Temë tjetër e takimit ishin edhe çështjet që lidhen me buxhetin e Republikës së Kosovës dhe nevojën e adresimit të disa çështjeve të rëndësishme në këtë drejtim.