Këngëtari nga Puerto Rico, Ricky Martin po shijon pushimet e para në çift me partnerin e tij Jwan Jozef.
Çifti, i cili e ka zyrtarizuar lidhjen disa muaj më parë, kanë shpenzuar disa ditë së bashku në ishujt Kanarie.
Me ta kanë qenë edhe Matteo me Valentino-n, dy binjakët e këngëtarit portorikan, që janë gjithmonë të afërt me babanë e tyre.
Nga fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, dy të rinjtë duken se po kalojnë një kohë të mirë mes rrezeve të diellit dhe detit.
Jwan Yosef, 32 vjeç është një artist me origjinë siriane, i cili ka rindezur dashurinë në jetën e këngëtarit Martin./Shekulli/
Fjalët kyçe
ricky martinTemat
Showbiz