Pse disa njerëz kërcasin dhëmbët kur flenë?

Nëse në mëngjes zgjoheni me dhembje koke të padurueshme, një shkaktar mund të jetë edhe kërcitja e dhëmbëve gjatë natës.

Ndjenja e stresit lind brenda kokës sonë, ndërkaq efektet e gjendjes së tillë shumë shpejt transferohen tek nofullat tona.

Tensioni i krijuar mbetet në qafë dhe nofullat tona. Ankthi i vazhdueshëm bashkuar me këto efekte shkakton kërcitje të dhëmbëve gjatë natës.

Mjekësia këtë gjendjeje e quan bruksizëm dhe mund të shfaqet nga niveli nga i ulët deri te sëmundja serioze.

A mund të ndalohet kërcitja e dhëmbëve?

Për të zvogëluar këtë problem, para së gjithash, duhet reduktuar stresi. Gjithashtu duhet edhe të shmangni kafeinën dhe alkoolin, të cilët përkeqësojnë këtë gjendje.

Është shumë e dobishme edhe bartja e maskës mbrojtëse për dhëmbë, të cilën mund ta gjeni tek stomatologu.

Temat
Shëndet

Të afërta