Prishtinasi renovon banesën, i gjen katër granata dore (Foto)

Janë gjetur katër granata të dorës në një ndërtesë në lagjen Dardania në Prishtinë.

Mjetet shpërthyese u gjetën derisa pronari Sadik Gashi kishte filluar riparimin e banjës.

E punëtorët e angazhuar derisa demoluan vaskën i kanë gjetur ato. Pronari i banesës ka thënë se këtë ndërtesë e ka blerë para 10 viteve nga një serb Jovan Gjorgjoviq, i cili ishte shef i sigurimit në Termoelektranë në KEK atë kohë, e që tani gjendet në Serbi,njofton Klan Kosova.

Policia ishin njoftuar rreth orës 9 në mëngjes, këta të fundit kishin dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Por, Njësia për Neutralizimin e Bombave në kuadër të FSK-së u vonuan për më shumë se katër orë. Ndërsa këta kanë thënë se kjo vonesë është çështje procedurale. Mjetet shpërthyese më pas nga njësiti i FSK të asistuar nga KFOR-i i larguan mjetet shpërthyese.

granata-llogo-1_1468334934-765327

granata-2-llogo-540x380_1468334937-3547364

gr_1468335093-7998422 (1)

Temat
LajmeVend

Të afërta