Blerja më e re e Chelsea, Michy Batshuayi, është befasuar kur ka parë policinë spanjolle që t’i merrte me karrotrec makinën e tij Lamborghini që kushton 180 mijë paund në ishullin Ibiza ku ndodhet me pushime.
Policia ia ka ngritur makinën mbi karrotrec me arsyetimin se kishte parkuar në një vendndalim të gabuar.
Lojtari i Chelsea ka shkuar në vendngjarje por policia ka vazhduar detyrën duke marr super makinën e tij.
Ai pagoi gjobën 330 euro pranë autoriteteve spanjolle dhe mori përsëri makinën.
Lojtari belg Batshuayi iu bashkua Chelsea pas ndeshjeve pozitive që bëri me Belgjikën në kampionatin europian.
Fjalët kyçe
michy Batshuayi