Përplasen legjendat, lamtumirë Arsenal (Foto)

Thierry Henry është larguar nga Arsenali pas një përplasje me menaxherin e ekipit, Arsene Wenger.

Thierry Henry është larguar nga Arsenali.

Legjenda e klubit i ka thënë lamtumirë skuadrës londineze – ku ishte i angazhuar me futbollistët e rinj – pas një përplasje me menaxherin Arsene Wenger, ka bërë të ditur tabloidi britanik “The Sun”.

Henry nuk dëshiron të largohet nga televizioni “Sky Sport”, ku është i angazhuar si analist, përcjell “Lajmi.net”.

Dhe, kjo nuk i pëlqen Wengerit që ka zhvilluar një debat të nxehtë me të, e që në fund është përcjell me largimin e Henrys nga klubi ku ka statusin e legjendës.

245833-1-4

Temat
BotëSport

Të afërta