Payet “thyen” rekordin e transferimit më të shtrenjtë në botë

Zyrtari i lartë i West Hamit, David Sullivan ka thënë se Dimitri Payet do të largohet nga klubi vetëm në rast të një shifre rekorde prej mbi 100 milionë euro.

Dimitri Payet do të largohet nga West Ham vetëm në rast të një shifre rekorde prej mbi 100 milionë euro, ka thënë zyrtari i lartë, David Sullivan.

Reprezentuesi francez ishte një prej futbollistëve më të dalluar në “Euro 2016”, duke zgjuar interesim nga klube të mëdha.

Por, Sullivan ka insistuar se Payet nuk është në shitje.

“Payet nuk është në shitje”, deklaroi Sullivan për “Daily Mirror”, përcjell “Lajmi.net”.

“Vetëm për shkak se një klub i madh e dëshiron, do ta kenë të vështirë. Ai vlen mbi 100 milionë euro, edhe në moshën e sotme. Ai ka luajtur mirë në West Ham gjatë tërë stinorit. Ai është futbollist shumë i talentuar dhe ndoshta është ekzekutuesi më i mirë i goditjeve të lira në botë, në formën e tanishme”, u shpreh ai.

Temat
BotëSport

Të afërta