Njihuni me telefonin më të fuqishëm në planet (Foto)

Asus Zenfone 3 Deluxe ka marrë titullin “Telefoni më i fuqishëm në botë”.

Kompania Asus sot publikoi versionin e ri të Zenfone me procesor Qualcomm Snapdragon 821. Ky është versioni më i ri që u prezantua dje nga Qualcomm. Ai është 10 për qind më i shpejtë se procesori më i shpejtë deri tani, Snapdragon 820.

Telefoni më i ri ka gjashtë gigabajt RAM dhe superkamerë me 23-MP në pjesën e pasme.

Ekrani i tij është 5.7-inç, ndërsa sa i përket hapësirës së brendshme vjen me opsionin me 256 GB hapësirë të brendshme. Ka edhe versione me 128GB dhe 32GB hapësirë të brendshme. Bateria është 3000mAh.

Zenfone 3 me këtë version thuhet se ka mposhtur edhe Applen që pritet të sjellë iPhone 7 dhe Samsungun që do të lansojë Galaxy Note 7, transmeton koha.net.

Telefoni më i fuqishëm në botë kushton prej 500 deri në 770 dollarë.

x2_1468357226-4197607

x3_1468357226-3423310

x7_1468357226-8758699

x6_1468357226-6390559

x1_1468357226-1074154

x4_1468357226-4413659

x8_1468357226-4048180

x5_1468357226-6361548

Temat
Teknologji

Të afërta