Mentor Haziri, sjell një perlë për Tiranën të punuar me orkestër irlandeze (Video)

Rokeri Mentor Haziri ka sjell një baladë të cilën e ka punuar me një orkestër të tërë.
Mentor Haziri është rikthyer fuqishëm me baladën e tij, një baladë që mund të konsiderohet si njëra prej këngëve më të arrira dhe më originale të punuara kohëve të fundit.

Kënga “Kujtoje” është punuar në njërën pres studiove më të njohura në Irlandë, në studio të Dave MC Cune, kur backvokalët e kësaj kënge i ka punuar finalitja e The Voice of Irland Sharon Gaynor.

Teksti dhe muzika e këngës është shkruar nga Mentor Haziri. “Kujtoje” nuk ka “beat” si bazë orkestrale, por është e punuar me orkestër.

“Kujtoje” është një këngë që flet për rikthimin e autorit në Tiranë dhe aty ai nuk e gjen dashurinë që e kishte lënë. “Kujtoje” është një këngë metaforë për qytetin e humbur, për qytetin që ishte dikur Tirana, e që e ka humbur atë dashurinë për muzikën artistike.

Për më shumë dëgjojeni këngën:

Temat
Showbiz

Të afërta