Malazezët ndalin protestën për të duartrokitur Metën

Me mbërritjen e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe delegacionit shqiptar që e shoqëronte në selinë e Parlamentit të Malit të Zi në Podgoricë, një grup protestuesish malazeze që po protestonin për të drejtat e punëtorëve të fabrikës së aluminit përpara Parlamentit, ndërprenë protestën e tyre dhe shpërthyen në duartrokitje, në shenjë respekti për kryeparlamentarin shqiptar Meta.

Në këtë moment Meta dhe homologu i tij Pajovic që e priste në tapetin e kuq mes oficerëve ushtarakë që bënin nderimin zyrtar shtetëror, kthehen drejt rrugës dhe përshëndesin me dore protestuesit, te cilët vazhdonin të duartrokisnin e të përshëndesnin me mirësjellje Kryetarin e Parlamentit shqiptar.

Në fillim protestuesit u kujtuan për shqiptarë të Malit te Zi që kishin dalë për të përshëndetur Ilir Metën, por më vonë u sqarua se ata ishin punëtorë malazeze të fabrikës së aluminit që protestonin për kushtet e punës dhe të drejtat e tyre.

13646742-10208501037156969-1941358785-o_1468343177-4145430

Temat
LajmeRajon

Të afërta