Lutfi Haziri kërcënon PDK-në: Kur të doni shkojmë në zgjedhje (Video)

Lutfi Haziri, Nënkryetar i LDK-së ka thënë se kauzat që kanë ndodhë në Ballkan me disa protesta si në Mal të Zi, Serbi, por edhe në Maqedoni, e së fundi edhe në Shqipëri po edhe në Kosovë kanë prapavijë të agjendës ruse për me rritë ndikimin e saj në Ballkan.

Ai ka thënë se nuk guxojmë me votua kundër liberalizimit të vizave dhe asnjë deputet nuk guxon me ja mohua lëvizjen e lirë fëmijëve tanë.

Sipas tij, është manipulator ai që kërkon referendum për çështje politike në këtë vend.

Kryetari i Gjilanit, tha se demarkacioni me Malin e Zi është çështje e bindjeve, t’u shtua se kauzat e rrejshme të opozitës të ndërtuara me interesa personale nuk çojnë më peshë në Kosovë.

Ai ka thënë se dikush në Kosovë po donë me mbajt Kosovën peng me një këmbë në Evropë dhe me një këmbë në Rusi, duke shtuar se këta që po donë me bë kauza të rrejshme janë të orientuar nga Moska dhe Teherani dhe si të tilla nuk flenë për LDK-në.

Sipas tij, s’kanë të drejt morale opozita me kërkua kauza të rrejshme, sepse ata kanë dështua sa i përket demarkacionit me Maqedoninë.

Derisa për koalicionin ka thënë se kanë parime programore por LDK nuk punon me kushte e me lake në fyt.

Këto komente, Haziri i bëri në emisionin Rrokum Roll në Televizionin Rrokum.

Temat
LajmeVend

Të afërta